Në Batincë të shtëna me armë, plagoset një person
Një person është plagosur pas të shtënave me armë në Batincë të Shkupit. Informacionet e para thonë se një person ka shtënë ndaj një personi tjetër të cilin e ka plagosur.
“Sot (11.07.2025) rreth orës 10:15 në SPB Shkup është raportuar se në hyrje të fshatit Batincë, në rrethinën e Shkupit, një person ka qëlluar me armë zjarri ndaj një personi tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit”, njoftojnë nga MPB.
Personi i plagosur po mjekohet në Spitalin e Qytetit dhe ende nuk ka informacione mbi gjendjen e tij.