Ndihmë për blerje të klimave inverter për familjet në nevojë dhe pensionistët
Ministria e Energjetikës ka hapur thirrje për ndihmë financiare për blerjen e klimave inverter me efikasitet të lartë (minimum 3.5 kW dhe klasa energjetike A+).
Të drejtë aplikimi kanë familjet me të ardhura të ulëta dhe pensionistët:
-Familjet me të ardhura mujore nën 25.000 – 43.000 denarë (varësisht nga numri i anëtarëve) mund të marrin ndihmë prej 25.000 deri në 35.000 denarë.
– Pensionistët që janë të vetmit që sjellin të ardhura në familje, mund të marrin 10.000 deri në 20.000 denarë, nëse të ardhurat e tyre mujore janë nën 15.700 – 23.700 denarë.
Në këtë thirrje nuk mund të aplikojnë familjet që janë të lidhura me sistemin e ngrohjes qendrore dhe ata që kanë përfituar më parë subvencione për klimë apo sobë me peleta.
Afati për aplikim është 60 ditë nga dita e shpalljes, ndërsa formularët dhe detajet janë të publikuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Energjetikës.