
Ndërmarrjet nën Qytetin e Shkupit ua vonojnë rrogat punëtorëve
Punonjësit e Ndërmarrjes “Higjiena Komunale” – Shkup, nuk kanë marrë ende rrogën e korrikut. Edhe pse ligjërisht ndërmarrja nuk guxon të vonojë rrogat më larg se data 15 e muajit pasardhës, ndërmarrjet nuk marrin parasysh këtë obligim ligjor. Disa punëtorë janë paraqitur në redaksinë tonë dhe ankohen se kanë filluar t’iu paraqiten Bankat për pagesën e kredive të mara. Kjo është e papërballueshme thonë ata.
“Ne nuk kemi para të kursyera, ne mbijetojmë me atë rrogë që e marrim. Kjo është e papërballueshme sepse kjo po ndodhë pothuaj çdo muaj duke na vonuar rrogat. Nga ana tjetër bankat i duan këstet e kredive”, është ankuar një punonjës në redaksinë e VOXAL.
Kujtojmë se paraprakisht për tre muaj rroga nuk kishte marrë as ndërmarrja tjetër nën kompetencat e Qytetit të Shkupi JP “Parqe dhe Gjebërim”. Ata madje dolën në rrugë duke protestuar dhe kërkuar kompensimin e punës që e kishin bërë. Rrogat i morëm ditë më parë. VOXAL
