
MSH: Rikthehet furnizimi me ujë në Kozle
Ministria e Shëndetësisë ka informuar se furnizimi me ujë në Klinikën Universitare për Sëmundjet Pulmonare tek Fëmijë – Kozle është normalizuar plotësisht.
Ata shtuan se shtrimi në spital i pacientëve vazhdon pa ndërprerje dhe se institucioni shëndetësor po funksionon me kapacitet të plotë.
“Ministria mbetet e përkushtuar për të monitoruar situatën dhe për të siguruar kujdes të vazhdueshëm shëndetësor për pacientët më të vegjël”, njoftoi institucioni.