MPB hap sportel për ankesat dhe korrigjimet në “Qytetin e Sigurt”
Prej nesër, qytetarët do të mund të mund të dorëzojnë kërkesa për ndryshimin e të dhënave për kontakt, që i kanë dorëzuar gjatë regjistrimit të veturave ose nëse kanë marrë njoftim me të dhëna të pasakta nga sistemi “Safe City”. Nga MPB njoftojnë se qytetarët këtë mund ta bëjnë përmes sportelit të veçantë në Departamentin për Çështje Civile, në ndërtesën e TVM.
“I njoftojmë qytetarët se nga nesër (17.12.2025), në një sportel të veçantë në Departamentin për Çështje Civile, në ndërtesën e TVM (kati përdhesë) në Shkup, i cili do të punojë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 17:00, do të mund të dorëzojnë kërkesë për ndryshimin e të dhënave për kontakt që kanë dorëzuar gjatë regjistrimit të veturave, nëse ka ndodhur një ndryshim ose në rast se kanë marrë një njoftim me të dhëna të pasakta”- thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga atje njoftojnë se e njëjta gjë do të mund të realizohet edhe në stacionet për kontroll teknik të veturave në vend, ku është caktuar një referent i deleguar i MPB-së.
“Po ashtu, qytetarët përmes postës elektronike në bezbedengrad@moi.gov.mk do të mund të dërgojnë vërejtje me shkrim nëse kanë paqartësi, pyetje ose probleme në lidhje me funksionimin dhe zbatimin e sistemit “Qyteti i Sigurt”, ku të gjitha vërejtjet e dorëzuara do të regjistrohen dhe shqyrtohen sipas procedurave të përcaktuara, me qëllim përmirësimin e funksionimit dhe një komunikim më efikas me qytetarët” – theksojnë nga MPB