Ministrja Hajdari mbrohet sërish në heshtje për rastin e rezervave shtetërore
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është intervistuar më 31 korrik nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurës sa i përket dyshimeve për keqpërdorime me rezervat shtetërore. ”Zonja Hajdari është ftuar me qëllim të konstatimit të plotë dhe të drejtë të gjendjes faktike, për të gjitha dyshimet që janë pjesë e hetimit të këtij rasti penal. Megjithatë, zonja Hajdari e ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, sikurse herën e parë kur ishte ftuar në Prokurori për këtë çështje”, tha për Radion Evropa e Lirë zyrtarja për komunikim në Prokurorinë Speciale, Arbnora Luta.
Pas intervistimit, Hajdari para mediave tha se nga Prokuroria Speciale po pyetet për blerjen e rezervave shtetërore në shkurt dhe mars të vitit 2022. Megjithatë, Hajdari ngriti dyshime nëse procesi është i ligjshëm, duke pyetur se si Prokuroria Speciale ka hyrë në MINT “për të marrë dokumente të klasifikuara si sekret të rezervave shtetërore”