
Ministri izraelit kërcënon me rifillim të sulmeve ndaj Gazës
Ministri izraelit i Kulturës dhe Sportit, Miki Zohar deklaroi se Hamasi duhet të respektojë të gjitha pikat e marrëveshjes së nënshkruar, përndryshe, kjo i jep Izraelit opsionin të rifillojë sulmet ndaj Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.
Sipas raportimeve nga radioja e ushtrisë, Zohar komentoi mbi armëpushimin e arritur në Gaza, duke theksuar se Izraeli do të jetë i vendosur për zbatimin e plotë të të gjitha kushteve të marrëveshjes dhe nuk do të tolerojë moszbatimin e ndonjërit prej tyre.
Zohar pohoi se në rast se Hamasi nuk përmbush detyrimet e saj sipas marrëveshjes, kjo i ofron Izraelit opsionin për të rifilluar sulmet në Gaza.
Edhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një intervistë për CBS-në amerikane, duke iu referuar fjalëve të presidentit Donald Trump, paralajmëroi se mosrespektimi i kushteve të marrëveshjes nga Hamasi mund të shkaktojë përshkallëzim dhe sugjeroi mundësinë e rifillimit të sulmeve ndaj Gazës.
