Mickoski me lajme të mira: 55.000 studentë do të marrin nga 15.300 denarë për pajisje elektronike
“Sot është shpallur thirrja publike dhe i ftoj të gjithë studentët të aplikojnë, mendoj se janë 55.000 në numër. Atë që premtojmë, e përmbushim – 15.300 denarë merr secili student për blerjen e një pajisjeje elektronike”, tha sot kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske.
Kryeministri Mickoski theksoi se pritën që zgjedhjet të përfundonin zyrtarisht në mënyrë që të mund të shpallnin thirrjen për aplikime, për të cilën tha se do të zgjasë deri më 1 janar 2026.