Mexhiti: Gurorja në Straçincë nuk do të hapet
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, mbrëmë pak para mesnatës vizitoi fshatin Straçincë, ku u takua me banorët që po protestonin kundër hapjes së një guroreje në këtë zonë, informon POPULLI.mk
Mexhiti i siguroi banorët se ka dhënë vendim negativ për kërkesën e hapjes së gurrores, duke theksuar se ky aktivitet do të sillte pasoja serioze mjedisore dhe shëndetësore.
“Raportet dhe analizat e institucioneve kompetente treguan qartë se hapja e gurrores do të shkaktonte rrezik nga vërshimet, si dhe do të dëmtonte rëndë shëndetin dhe jetesën e banorëve. Për këtë arsye vendimi im është i prerë: gurorja nuk do të hapet!”, deklaroi ministri.
Ai shtoi se hapi i radhës është anulimi përfundimtar i koncesionit, i cili pritet të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Ky vendim, sipas tij, do ta mbyllë përfundimisht këtë çështje, duke vendosur drejtësinë në anën e banorëve.
“Gjithmonë do të jem në anën e popullit, në anën e arsyes”, përfundoi Mexhiti. / © POPULLI.mk