Mendi Qyra prezanton planin kulturor për Strugën
Kandidati i pavarur për Strugën, Mendi Qyra, u takua me komunitetin artistik dhe premtoi përmirësim të kushteve për artistët, krijimin e një qendre kulturore funksionale dhe mbështetje për talentet lokale. Ai theksoi se Struga duhet të bëhet një skenë e denjë kulturore.
“Çfarë i mungon artit dhe kulturës në Strugë?
Shumë gjëra! Takimi i sotëm me komunitetin artistik dhe kulturor të qytetit tregoi qartë nevojat kryesore: kushte më të mira dhe përfaqësim dinjitoz në shkollat e muzikës, një qendër kulturore funksionale, mbështetje dhe motivim për artistët lokalë, një program kulturor i pasur gjatë gjithë vitit dhe më shumë bashkëpunim.”
“Për më shumë se 30 vite kam mbështetur aktivitetet kulturore e artistike në Strugë, jo vetëm për dashurinë ndaj artit, por edhe sepse ky qytet ka nxjerrë talente të mëdha dhe ka një traditë të pasur kulturore. Arti dhe kultura janë gjallëri për ekonominë dhe identitetin e Strugës. Besoj fuqishëm se Struga mund dhe duhet të jetë një skenë e denjë kulturore për artistët tanë, për rininë dhe për vizitorët që duam të tërheqim.”

