Më pak martesa, më shumë divorce dhe rritje natyrore negative në tremujorin e parë të vitit 2026 në RMV
Në tremujorin e parë të këtij viti, u lidhën gjithsej 1.797 martesa, që, sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, paraqet rënie prej 2.7 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, transmeton Portalb.mk.
Në tremujorin e parë të këtij viti, u regjistruan 494 divorce, që përbën rritje prej 6.2 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në tremujorin e parë të këtij viti, u regjistrua rritje negative natyrore, e cila është –1.962, që do të thotë se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve me atë numër. Rritja natyrore, sipas Entit Shtetëror të Statistikave, është negative në 66 komuna.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i lindjeve të gjalla është 3.380 dhe është ulur me 4.1 përqind. Megjithatë, numri i vdekjeve në tremujorin e parë të vitit 2026 u ul me 1 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe arriti në 5,342 persona, nëntë prej të cilëve ishin vdekje foshnjore.