
Mbyllet rruga rajonale Shkup-Tetovë, shkak zjarri masiv
Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njoftohet se rruga rajonale Shkup–Tetovë është mbyllur plotësisht për qarkullim në të dy drejtimet si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në afërsi të kësaj rruge.
Sipas njoftimit zyrtar, ndalesa ka hyrë në fuqi që nga ora 13:15, në segmentin që shtrihet nga mbikalimi i Dobarskës deri te pompa e karburantit “Xhezo Petrol”. Autoritetet bëjnë të ditur se për sigurinë e qytetarëve, qarkullimi po devijohet përmes autostradës Tetovë–Shkup–Tetovë, konkretisht në drejtim të fshatrave Grupçin dhe Zhelinë.
LAMM dhe institucionet përkatëse u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin këtë drejtim dhe të përdorin rrugë alternative, derisa situata të stabilizohet dhe rruga të hapet sërish për qarkullim të sigurt.