Mblidhet KQZ-ja, në rend dite certifikimi kandidatëve të 36 subjekteve politike, përfshirë ato parlamentare
Pasditen e sotme, duke filluar nga ora 17:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të mbajë mbledhjen e radhës dhe në rend të ditës pritet të jetë certifikimi i mijëra kandidatëve të partive të ndryshme politike, përfshirë ato parlamentare.
Në rend dite në mbledhjen e sotme është certifikimi i grupit të katërt të 36 subjekteve politike kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Deri më tani KQZ ka certifikuar 58 subjekte politike, prej të cilave janë 31 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 510 prej të cilëve 34 kandiatë për kryetarë të komunave dhe 476 për anëtarë të kuvendeve komunale.
Përveç kësaj, në rend dite pritet të jetë edhe njoftimi për vendimin e PZAP-it, i cili ka kërkuar KQZ-së që ta certifikojë pjesëmarrjen në zgjedhje të subjektit politik “Lidhja e Prishtinës”.
Sipas rendit të ditës të dërguar nga KQZ, për mbledhjen e datës 21 gusht, ora 17:00, këto janë subjektet politike të cilat janë rekomanduar për certifikim nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike:


