Mbahet Asambleja Parlamentare e NATO-s në Slloveni, merr pjesë Osmani
Sllovenia pret Sesionin e 71-të Vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Kryeqyteti i Sllovenisë, Lubjanë, do të mirëpresë Sesionin e 71-të Vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, një ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare që mbledh parlamentarë nga vendet anëtare të Aleancës, si dhe përfaqësues të partnerëve të saj.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje ka udhëtuar për në Slloveni, ku do të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Lubjanë.
Presidenca thotë se Osmani është e ftuar speciale në këtë sesion nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Marcos Perestrello.
“Gjatë vizitës njëditore në Slloveni, presidentja Osmani do të zhvillojë një takim bilateral me presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.
Zyra e presidentes Osmani, thotë se e para e shtetit do të zhvillojë edhe takime të tjera gjatë këtij sesioni të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.