Maqedonasit po plaken dhe lindin më pak, shqiptarët me rritje të vogël – alarm demografik në RMV
Maqedonia e Veriut po përballet me një krizë serioze të shtimit natyror. Në dekadën e fundit, rënia e lindjeve dhe rritja e vdekjeve janë më të theksuara te popullsia maqedonase, ku numri i vdekjeve është mbi dyfish më i lartë se lindjet, çka tregon plakje të shpejtë dhe tkurrje të vazhdueshme të kësaj popullsie.
Në këtë periudhë, te maqedonasit janë regjistruar 6.841 lindje dhe 14.760 vdekje, me një bilanc negativ prej –7.919 banorësh.
Grafikë ilustruese- Shtimi natyror sipas përkatësisë etnike (2014–2024)
Popullsia Lindje Vdekje Bilanci natyror
Gjithsej RMV 16.061 20.201 –4.140
Maqedonas 6.841 14.760 –7.919
Shqiptarë 5.473 3.309 +2.164
Te popullsia shqiptare vihet re gjithashtu rënie e lindjeve, por në përmasa më të kufizuara. Me 5.473 lindje dhe rreth 3.300 vdekje, shqiptarët ruajnë ende një bilanc natyror pozitiv.
Profesori universitar Fati Iseni paralajmëron se situata demografike është alarmante dhe kërkon reagim të menjëhershëm nga institucionet. Ai thekson se vazhdimi i këtyre trendeve do ta çojë vendin drejt një tkurrjeje drastike të popullsisë.
(03:00–03:37)“Nëse nuk merren masa urgjente, kot ne që flasim për politika të mëdha e të vogla. Kjo është shumë urgjente pasi në këtë trend, nëse vazhdon, për dhjetë vitet e ardhshme mund të shkojë edhe më pak se 1.5 milion banorë, apo në rënie graduale. Në vitin 2070 mund të shkojë diku 1.2 ose 1.3 milion banorë, me një shtresë të popullatës më shumë të plakur sesa të re, e cila do të ketë implikime të të gjitha natyrave”
Ekspertët theksojnë se janë të domosdoshme politika konkrete që krijojnë më shumë mundësi ekonomike, vende të qëndrueshme pune dhe kushte më të mira jetese, në mënyrë që çiftet e reja të ndihen të sigurt për të planifikuar të ardhmen dhe për të krijuar familje më të mëdha, me të paktën tre fëmijë për familje./VOXAL/
https://fb.watch/Eek7dFckwZ/