
Makineria e Higjienës Komunale në kolaps
Në NP- Higjiena Komunale në Shkup shumë çka nuk funksionon si duhet. Sipas asaj që shihet në teren punëtorët në lagjet e Shkupit, mbeturinat i mbledhin me dorë duke përdorur krahët për të zbrazur kantat e bërllokut në kamionetat të cilave para disa vitesh u është prishur makineria që ngre dhe zbraz kantat e bërllokut.

“Disa muaj po mundohemi, ne nuk e meritojmë këtë, kantat janë të rrënda për tu ngarkuar në kamoinotë, më herët kishim kamion që me mekanizmin e vetë ngarkoheshin mbeturinat”, shprehet në një bisedë joformale një i punësuar që mbledh mbeturina në rrugicat e Çairit.
Disa punëtorë, gjendjen e NP-Higjienës Komunale e përshkruajnë si të vështirë edhe brenda ndërmarrjes. Sipas tyre me muaj, por edhe me vite qëndrojnë kamionë dhe kamioneta të prishura që presin servisim, por nuk servisioehen pasi ndërmarrja nuk furnizon pjesë rezervë për ta.
Se gjendja është alarmante tregon edhe fakti se shumë qytetar ankohen për mbeturina që nuk mblidhen në lagjet e Shkupit. VOXAL
