Macron kërkon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit: Jemi viktima të gjeopolitikës!
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka përsëritur thirrjen për rihapjen e Ngushtica e Hormuzit, një prej rrugëve më të rëndësishme detare në botë, e cila sipas tij mbetet e paralizuar prej javësh për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe konfliktit në Iran.
“Ne jemi të gjithë në të njëjtën varkë, dhe nuk është një varkë që e kemi zgjedhur vetë. Jemi viktima të gjeopolitikës dhe të kësaj lufte që ka nisur disa muaj më parë,” u shpreh presidenti francez. Macron theksoi se situata aktuale prek të gjitha vendet njësoj, duke i bërë ato të varura nga zhvillimet në një zonë strategjike që ndikon drejtpërdrejt në furnizimet globale me energji.