LSM: Të rriten pagat në muajin mars! Trendafillov: Ne luftojmë për një kafshatë bukë, qeveria për mango e papajë
Me mbishkrime “Protestojmë për pagë” , Lidhja e Sindikatave doli në protestë, pasi më parë nuk arriti marrëveshje me Qeverinë për rritjen e pagave. Para ndërtesës së LSM-së, sindikalistët thanë se nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre për rritje të pagave. Kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilovski, tha se gjatë ditëve të fundit ka pasur presione dhe kërcënime ndaj punëtorëve që të mos marrin pjesë në protestë.
“Nuk do të ndalojmë derisa pagat e punëtorëve të rriten ashtu siç kërkojnë punëtorët, që do të thotë paga minimale 600 euro dhe që pagat e punëtorëve të rriten për të paktën 6.000 denarë për të gjithë punëtorët. Sot, një pjesë e madhe e punëtorëve u pengua të vijnë, sepse u kërcënuan, u shantazhuan me humbjen e vendeve të punës, me zhvendosje dhe me uljen e pagave të tyre”, tha Slobodan Trendapfilovski, Kryetar i LSM.
Kolona më pas vazhdoi pranë Kuvendit, Odës së Tregtisë dhe në fund para Qeverisë, ku folën edhe përfaqësues nga sindikatat tjera. Trendafilovski theksoi se nuk pajtohet me propozimin e dhënë nga Qeveria për rritjen e pagave. “Ne luftojmë për një kafshatë bukë, ju për mango dhe papaja,” tha kryesindikalisti.
“Para disa ditësh, ulur në kolltukët e Odës së Tregtisë, si shërbëtorë të tyre, shërbëtorë të oligarkisë, thanë se nuk planifikojnë të rrisin pagën minimale përtej rregullimit ligjor për 1.667 denarë të turpshëm. Por këta pas nesh, që kanë frikë nga ne, i betonuan pagat e tyre, për të cilat as ju dhe as ne nuk doni të flisni sepse janë të mëdha”, shtoi Slobodan Trendapfilovski, Kryetar i LSM.
Trendafilovski gjithashtu paralajmëroi se nëse pagat nuk rriten sipas kërkesave të tyre, protestat do të vazhdojnë me pjesëmarrje edhe më të madhe. LSM më parë refuzoi rritjen prej 1.667 denarësh, duke theksuar se vetëm gjatë dy muajve të fundit, shporta sindikale është rritur për rreth 2.000 denarë.