LSM: Rritja e pagës minimale nuk çon në mbylljen e kompanive
Rritja e pagës minimale nuk ndikon në mbylljen e kompanive dhe nuk shkatërron ekonominë, por krijon kushte për zhvillim dhe hapje të kompanive të reja – tregon analiza e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë.
Të dhënat e Regjistrit Qendror tregojnë se çdo rritje e pagës minimale ka sjellë më shumë kompani të reja dhe më pak mbyllje. Sipas lidhjes së sindikatave, pronarët e kompanive e gënjejnë Qeverinë dhe opinionin kur thonë se kompanitë do të mbyllen nëse pagat rriten.
“Në vitin 2022, kur paga minimale u rrit nga 15.194 në 18.000 denarë, u themeluan 7.062 kompani të reja, ndërsa u mbyllën 5.694.
Në vitin 2023, me rritjen e pagës minimale nga 18.000 në 20.175 denarë, numri i kompanive të reja mbeti 7.062, ndërsa ato që u mbyllën u ulë në 3.372.
Në vitin 2024, me rritjen e pagës minimale nga 20.175 në 22.567 denarë, u themeluan 6.627 kompani të reja, ndërsa vetëm 2.891 u mbyllën”.
Këto shifra, sipas sindikatave, dëshmojnë qartë se çdo rritje e pagës minimale është përfitim dhe jo kërcënim për ekonominë. Lidhja e Sindikatave vlerëson se kjo është arsye më shumë që procesi i rritjes së pagave të mos ndalet, përfshirë edhe rritjen e pagës minimale” thonë nga LSM.
Nga atje shtojnë se ky është një argument i fortë për rritje të vazhdueshme, jo vetëm të pagës minimale, por të të gjitha pagave.
Lidhja e sindikatave kërkon nga qeveria dhe punëdhënësit që të sigurojnë paga dinjitoze për punonjësit.