
Ligji i ndërgjegjes së vonuar – Fetai: Më në fund, përfaqësimi i drejtë bëhet detyrim ligjor
Zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, në një kolumnë të publikuar sot, zbulon të vërtetën për mekanizmin “Balancuesi”, si dhe hapin historik që po ndërmerret për përfaqësimin e drejtë në administratë.
“Ka ligje që lindin nga emergjenca dhe ka të tilla që lindin nga ndërgjegjja e vonuar. Ky është njëri prej tyre”
Kështu e nis kolumnën e tij zëvendëskryeministri Arben Fetai, duke iu referuar Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, të miratuar pikërisht në përvjetorin e parë të Qeverisë së re.