Lëvizja Besa: Kuvendi shkarkoi kryesinë e partisë, hap i rëndësishëm drejt shkrirjes së VLEN-it në një subjekt
Në mbledhjen e sontme të Kuvendit Qendror, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka shkarkuar të gjithë kryesinë e partisë.
“Me kërtë rast, Kuvendi autorizoi kryetarin Bilall Kasami të vijojë bisedimet për të ardhmen e VLEN-it, duke i dhënë mbështetje bashkimit në një subjekt të vetëm, me një zgjidhje që respekton parimin e drejtësisë dhe dëgjon zërin dhe vullnetin e votuesit të VLEN-it dhe gjithë shqiptarëve”, thuhet në komunikatën e partisë.
Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së organit më të lartë partiak ndërmjet dy kuvendeve.