
Kuvendi: Gjendja shëndetësore e Gashit është stabile, po i bëhen analiza të detajuara
Nga Kabineti i kryepalramentarit Afrim Gashi thonë se gjendja shëndetësore e tij është stabile, përcjell TV21. Shtojnë se kryetarit të Kuvendit po i bëhen ekzaminime të detajuara shëndetësore.
“Lidhur me informacionet e publikuara në media për gjendjen shëndetësore të Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, e informojmë opinionin se ai dje është hospitalizuar në Klinikën Universitare për Kirurgji Digjestive. Gjendja shëndetësore e z. Gashi është stabile dhe aktualisht po kryhen ekzaminime të detajuara mjekësore. Të gjitha informacionet e mëtejshme do t’i bëhen me kohë të ditura publikut nga institucionet përkatëse”, thonë nga Kabineti i Gashit.