Kushte alarmante në repartin e Kardiologjisë në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup
Kushte të mjerueshme në repartin e Kardiologjisë në Qendrën Klinike “Nëna Terezë” në Shkup, që ngrenë shqetësime serioze për sigurinë dhe dinjitetin e pacientëve.
Që në hyrje, pacientët dhe familjarët e tyre ballafaqohen me rrëmujë dhe mungesë të theksuar ndriçimi, duke krijuar një ambient të errët dhe aspak të përshtatshëm për një institucion shëndetësor. Pjesa e ambulantës dhe holli i pritjes, i presin të sëmurët kardiakë me dysheme të dëmtuara, ku pllakat janë të hequra dhe në gjendje të rëndë.
VOXAL, sjell pamje nga ambientet brenda repartit;

Situata nuk është më e mirë as në pjesën e sipërme të objektit. Tavani paraqet rrezik të drejtpërdrejtë, pasi llamperitë janë të dëmtuara dhe duken të gatshme për t’u rrëzuar në çdo moment. Këto kushte jo vetëm që dëmtojnë imazhin e institucionit, por rrezikojnë seriozisht shëndetin dhe sigurinë e pacientëve që kërkojnë trajtim urgjent kardiologjik.

Në një repart ku trajtohen pacientë me sëmundje të rënda të zemrës, standardet minimale të higjienës, sigurisë dhe funksionalitetit duhet të jenë prioritet absolut.
