Kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Gostivarit dhe tre komunave tjera, ja kur e parasheh Kodi Zgjedhor
Sipas afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor, përsëritja e zgjedhjeve për kryetarë të Komunës së Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë-Rostushës dhe Qendër Zhupës pritet të mbahet më së voni në janar 2026, shkruan Portalb.mk.
Në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale 2025, komuna e Gostivarit, Vrapçishtit, Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë, nuk arritën pragun (cenzusin) e daljes prej 33,33%, me çka sipas Kodit Zgjedhor duhet të përsëriten zgjedhjet.
Procedurën dhe afatet se si realizohet përsëritja i zgjedhjeve kur nuk arrihet pragu na e sqaron Kodi Zgjedhor në Nenet 132, 132 (a) dhe 134, sipas të cilëve:
Komisioni i Zgjedhjeve në afat prej 15 ditësh nga përfundimi i zgjedhjeve e njofton Qeverinë. Pas pranimit të njoftimit, Qeveria në afat prej 15 ditësh do të emërojë person të besuar për kryerjen e punëve që janë në kompetencë të kryetarit të komunës. Qeveria, më së voni në afat prej 15 ditësh pas ditës së emërimit të personit të besuar, e njofton kryetarin e Kuvendit për shpallje të zgjedhjeve për kryetar të komunës.