Kujdes, mos i hapni mesazhet e rreme që vijnë në emër të ‘Qytetit të Sigurt’, kështu duken (Foto)
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut ditëve të fundit janë duke pranuar mesazhe të rreme, kinse të dërguara nga sistemi ‘Qyteti i Sigurt’, MPB-ja apelon mos të hapen dhe mos të ndahen të dhënat personale, raporton Portalb.mk.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi opinionin se në periudhën e kaluar është vërejtur dukuria e sulmeve të fishingut të cilat realizohen përmes porosive të rreme SMS, porosive elektronike, ueb-faqeve dhe porosive në rrjetet sociale.
Lidhur me këtë problem ka pasur ankesa edhe nga qytetarët në redaksinë e Portalb.mk.
Mesazhet e rreme supozohet se vijnë nga Departamenti i Automjeteve Motorike si njoftim nga sistemi “Safe City” dhe në to është shënuar një link i rremë përmes të cilit qytetarët ridrejtohen që të bëjnë pagesën për shkeljen e supozuar rrugore.
Kështu duket një mesazh i rremë.