KSHZ: Të gjithë vendvotime të hapura në kohë, votimi po zhvillohet pa probleme dhe pengesa
Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Boris Kondarko në konferencën e sotme për shtyp informoi se të gjithë vendvotimet janë hapur në kohë dhe në rregull, votimi po zhvillohet në rregull. Theksoi se procedura po realizohet në rregull dhe se nuk kanë pasur kurrfarë probleme me materialin zgjedhor, as me veprimin e këshillave komunal, njofton Portalb.mk.
Kumtoi se vetëm në Dojran në vendvotimin 0385 për shkak të problemeve teknike me smart kartelën e një pajisjeje për identifikim biometrik ka pasur ngecje, por problemi është zgjidhur dhe votimi po rrjedh pa pengesa.
Kondarko kumtoi se edhe në vendvotimin 1133 në Kumanovë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, KSHZ ka vendosur që në këtë vendvotim votimi të vazhdojë pa përdorimin e pajisjes për identifikim biometrik por vetëm me UV sprej dhe llapmë.
Kondarko paralajmëroi se gjatë ditës KSHZ-ja do të vizitojë vendvotime të caktuara dhe komisione zgjedhore komunale sipas vlerësimit të tyre dhe pa paralajmërim paraprak me qëllim që të vazhdojë rrjedhën e zgjedhjeve. Edhe pas orës 19 ekipe të KSHZ-së pa paralajmërim do të jenë në vendvotime të caktuara ku do ta vëzhgojnë edhe numërimin e votave, me qëlim të transparencës më të madhe dhe mbikëqyrje të punës.
Mbetet rekomandimi i KSHZ-së se në procesin e votimit mund të jetë prezent e gjithë përbërja e këshillit zgjedhor.