Kryeprokurori i ri Saveski nis mandatin me premtim për mos selektim të lëndëve
Me nje deklarate solemne para kryetarit te Kuvendit, Afrim Gashi, Nenad Saveski sot zyrtarisht mori detyren si prokuror republikan.
Ne paraqitjen e tij te pare pas marrjes se funksionit, Saveski theksoi se prokuroria do te veproje pa ndikime politike dhe vetem ne baze te ligjit. Ai u shpreh se nuk ndjen obligim ndaj strukturave politike, por ndaj sistemit juridik.
“Puna ime nuk varet nga mbeshtetja politike, por nga detyrimet ligjore qe kam si prokuror”, deklaroi ai.
Saveski paralajmeroi se do te vendose theks te trajtimi i barabarte i te gjitha lendeve, pa marre parasysh ndjeshmerine apo presionin publik.
“Nuk do te kete favorizime. Cdo rast do te trajtohet me te njejtin standard dhe sipas te njejtave rregulla”, tha prokurori i ri.
Sa i perket mundesise se ndikimeve ne hetime, ai nenvizoi se institucioni do te mbetet i pavarur dhe pa qasje selektive.
Si prioritet kryesor, Saveski permendi modernizimin e prokurorise, duke paralajmeruar vendosjen e nje sistemi digjital per menaxhimin e lendeve, qe pritet te rrise efikasitetin dhe transparencen.
Ai shtoi se hapi i pare do te jete takimi me prokuroret, per te pare nga afer gjendjen dhe per te percaktuar drejtimin e reformave te metejshme.