Kryeministri: Nuk shoh nevojë për zgjedhje të parakohshme
Koalicioni qeveritar po funksionon mirë dhe nuk ka nevojë të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare në këtë kohë. Kështu tha sot kryeministri Mickoski i pyetur për zhvillimet në VLEN. Mickoski tha se shumica qeveritare është stabile me VMRO-në, VLEN-in dhe ZNAM-in dhe se fokusi kryesor i Qeverisë mbeten reformat.
“Për momentin nuk shoh nevojë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në bisedimet e mia me Bashkësinë Ndërkombëtare por edhe në bisedimet e mia me qytetarët, nga kjo qeveri presin reforma dhe zbatim, dhe pikërisht kjo është prioritet dhe fokus i kësaj qeverie”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.