
Krizë e mundshme me gazin – NQP rrezikon të mbetet pa furnizim, priten vonesa në linjat e autobusëve
Mund të ketë vonesa dhe ndryshime në orarin e autobusëve të Ndërmarrjes së Qarkullimit Publik “NQP Shkup” për shkak të ndërprerjes së furnizimit me gaz.
Nga NQP Shkup njoftuan se kanë marrë lajmërim nga furnizuesi “NOMAGAS” për ndërprerje të furnizimit me gaz natyror deri më 17 tetor, gjë që mund të shkaktojë devijime në orarin e qarkullimit.
