Kosova në zgjedhje të parakohshme parlamentare, incidente dhe mungesë energjie elektrike, pjesëmarrja shkon afro 40%
Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë të dielën, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u shpallën pasi legjislatura e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk e miratoi asnjërin prej dy kabineteve qeveritare që u propozuan.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka shpërndarë materialin zgjedhor, përfshirë fletëvotimet për në 38 komunat e Kosovës.
Prej orës 7:00, 1 milion e 999 mijë e 24 shtetas kanë të drejtë t’u drejtohen qendrave te votimit, për ta zgjedhur legjislaturën e dhjetë.
Në zgjedhjet e sotme garojnë 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë. Nga to, 8 subjekte politike janë të shqiptarëve me 624 kandidatë që synojnë 100 vendet në Kuvend, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga radhët e komuniteteve që garojnë për 20 ulëset e garantuara.
Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se ka pranuar një informatë anonime lidhur me dyshimet se një person M.S., ka ndikuar te qytetarët për të votuar dhe po ashtu ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që personat të asistohen gjatë procesit të votimit.
Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Komunën e Graçanicës, ku ndaj tij janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore.
Në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025, pjesëmarrja e votuesve deri në orën 18:00 ka arritur në 38.52%.
Nga gjithsej 1,999,204 votues të regjistruar në listën e votuesve, kanë votuar 770,079 qytetarë.
Vendvotimet e përpunuara deri tani janë 2,526 nga gjithsej 2,557, që përbën 98.79% të totalit, duke treguar se procesi i numërimit po ecën me shpejtësi.
Ditën e sotme është raportuar se anëtarja e kryesisë së forumit të gruas nga partia Lista Serbe dhe aktualisht Kryetare e Komunës së Ranillugut, dyshohet se përmes anëtarëve të Komisionit Komunal zgjedhor të kësaj partie në komunën e Ranillugut ka ushtruar ndikim tek votuesit e pa përcaktuar ose votuesit e subjekteve të tjera.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, dhe mos ta lënë për në moment të fundit. Me një video-mesazh në rrjetin e tij në Facebook, Kurti është shprehur se sa më e gjerë të jetë pjesëmarrja në zgjedhje, aq më i gjerë do të jetë legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 17:00 është 29%. Nga ana tjetër, deri në orën 15:00, në qendrën më të madhe të votimit në Gjilan në shkollën “Thimi Mitko”, kanë votuar rreth 3700 qytetarë, afër 1000 më shumë se nga zgjedhjet e kaluara parlamentare, ku votuan mbi 2600 qytetarë.Prej orës 7:00, 1 milion e 999 mijë e 24 shtetas kanë të drejtë t’u drejtohen qendrave te votimit, për ta zgjedhur legjislaturën e dhjetë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka votuar paraditen e sotme në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen në Kosovë, teksa ka deklaruar se në përfundim të tyre vendi duhet të ketë sa më shpejt një qeveri të re.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se gjatë ditës së zgjedhjeve janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në gjashtë qendra votimi në komunat: Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan.
Në një shkollë në Zhegër të Komunës së Gjilanit ka ndodhur një incident mes të disa qytetarëve që kanë qenë duke votuar.
Institucionet e drejtësisë dhe sigurisë në Kosovë kanë intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme te përgjithshme.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur procesi i votimit në të gjitha përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.