Kolonët e paligjshëm izraelitë sulmojnë Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar
Kolonët e paligjshëm izraelitë mëngjesin e sotëm bastisën kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu.
Agjencia shtetërore e lajmeve Wafa tha se dhjetëra kolonë të paligjshëm izraelitë organizuan rituale talmudike brenda kompleksit nën mbrojtjen e forcave të ushtrisë izraelite.
Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për myslimanët. Hebrenjtë e quajnë zonën Mali i Tempullit, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980 në një veprim që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.