
Kodi Zgjedhor, Kushtetuesja nuk hapi procedurë
Vendimi i KSHZ-së që të shkojë me dy nënshkrime, e cila nuk paraqet kufizim, sipas Darko Kostadinovskit, faktikisht paraqet edhe implementim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Do të ishte një shkelje e madhe dhe shumë serioze e Kushtetutës dhe mungesë respekti për vendimin tonë nëse KSHZ-ja nuk do të kishte vepruar në këtë mënyrë. Imagjinoni sikur qytetarët e pavarur të mos kishin të drejtë, nëse nuk do të kishte kritere me të cilat do të merrnin pjesë në procesin zgjedhor. Kjo do të thoshte një shkelje brutale e vendimit tonë, Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor. Për këto arsye, shumica e gjyqtarëve vendosën të mos fillonin procedura”, shpjegoi Kostadinovski.
Kostadinovski theksoi se argumentet kyçe, janë se Kodi Zgjedhor, me boshllëkun ligjor të krijuar nga vendimi i kushtetueses, nuk e rregullon çështjen e kriterit për nënshkrimet e kërkuara, por dispozitat në vetë Kodin Zgjedhor vazhdojnë të jenë në fuqi sipas të cilave nënshkrimet e votuesve në procedurën e kandidimit mblidhen në një mënyrë dhe në një procedurë të rregulluar nga KSHZ-ja me rregullat e veta.
