Këtë javë nis testimi i sistemit “Qytet i Sigurt”
Testimi i pajisjeve të instaluara për “Qytetin e Sigurt” fillon sot.
Qytetarët vlerësojnë se me masa më rigoroze do të arrihet efekt në përmirësimin e kulturës së qarkullimit rrugor.
Qeveria kërkon mbështetje për ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje, i cili këtë javë është në votim në Kuvend dhe është i fundit nga paketa ligjore që nevojitet që sistemi “Qytet i Sigurt” të funksionojë plotësisht nga 1 shkurti.
LSDM-ja opozitare shpreh dyshime për mundësinë e keqpërdorimit të bazës së madhe të të dhënave të qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion, si dhe ka dilema rreth shumës së gjobave.