Kasami së bashku me rininë dhe Forumin e Gruas: Tetova po ndryshon dhe po ecën përpara, Tetova nuk ndalet
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë, Albi Qamili, kandidatët e koalicionit VLEN për këshilltar si dhe përfaqësues të Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas, zhvilluan sot një takim me qytetarët e Tetovës.
Në këtë bashkëbisedim u theksua energjia e rinisë si forcë që i dha hov ndryshimit të qytetit dhe u vlerësua transformimi i dukshëm në çdo lagje. Kryetari Kasami dhe ekipi i tij kërkuan besimin e qytetarëve për “Kapitullin e Dytë të Tetovës”, duke premtuar fuqizim të mëtejmë të zhvillimit dhe shmangien e kthimit në të kaluarën e zymtë.
“Tetova po ndryshon dhe po ecën përpara. Tetova nuk ndalet”, theksoi Kasami.