Kasami promovon rekonstruimin e katër rrugëve në Tetovë
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për përfundimin dhe promovimin e katër rrugëve në lagjen Drenovec.
Sipas tij, bëhet fjalë për rrugët 152, 153, 154 dhe 155, të cilat përfshijnë një sipërfaqe totale prej 5,478 metrash katrorë. Kasami theksoi se ky projekt është pjesë e angazhimeve të realizuara ndaj qytetarëve.
“Ta gëzojnë banorët e lagjes Drenovec! Edhe një premtim i mbajtur!”, ka deklaruar ai.
Ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe kushteve të jetesës për banorët e kësaj zone.