Kasami: Fillkov largohet me rikonstruimin e Qeverisë
Gjatë emisionit Click Plus në TV21, kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, kritikoi Ministrin e Drejtësisë, Igor Fillkov, për menaxhim të dobët të dikasterit të drejtësisë dhe përdorimin e çështjeve etnike për të mbuluar dështimet e tij.
“Rikonstruimi i Qeverisē do të përfshijë edhe ministrin Fillkov. Unë e shoh që ai po mundohet ta shfrytëzojë dështimin dhe dobësitë e tij për të menaxhuar një dikaster kaq të rëndësishëm, duke rikthyer çështjet tek temat ndër-etnike”, deklaroi Kasami.
Reagimi i Kasamit vjen në vazhdën e reagimeve publike duke mbrojtur dhe punuar për kërkesën e studentëve shqiptar që provimi i jurisprudencës të jetë edhe në shqip, gjë të cilën Fillkov nuk po e pranon.
Kujtojmë se dje, Bilall Kasami dhe Albi Qamili takuan dhe ofruan mbështetje publike studentëve për nismën e tyre.