Kasami: 43 vendparkime të reja në shërbim të qytetarëve
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuae se me intervenim të komunës, edhe një hapsirë e re është vënë në shërbim të qytetarëve.
Kasami ka njoftuar gjithashtu se hapsira në fjalë është shndërruar në parking dhe ka hapsirë për 43 vetura.
“Edhe një hapësirë e re në shërbim të qytetarëve!
43 vende të reja parkimi!
Parkingu afër gjyqit nga sot mund të shfrytëzohet nga qytetarët! Më herët hapësirë e uzurpuar, sot i rikthehet komunës! Edhe një punë e mirë e realizuar!”, shkruan Kasami.