Kapet në flagrancë duke shkaktuar zjarr – policia privon nga liria, 57-vjeçarin nga Shkupi
Zyrtarët policorë nga SPB Shkup në territorin e Gjorçe Petrovit e kanë privuar nga liria D.N. (57) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve të bazuara se rreth orës 21:40 ka shkaktuar zjarr, respektivisht ka ndezur bar të thatë në lëndinën e rrugës “Stevo Crvenkovski” në Gjorçe Petrov. D.N. është vërejtur nga një qytetar, i cili e ka raportuar rastin në SPB Shkup, ndërsa zyrtarët policorë menjëherë kanë ndërmarrë masa dhe veprime dhe kryerësi është privuar nga liria. Pas dokumentimit të rastit, ndaj D.N. do të parashtrohet kallëzim përkatës.