(Video)Kapet duke konsumuar drogë, shkarkohet drejtori i klinikës
Ministria e Shëndetësisë informon se ministri Azir Aliu ka marrë vendim për shkarkimin e drejtorit të Klinikës Universitare për Neurologji, prof. dr. Igor Kuzmanovski.
“Në një afat sa më të shkurtër do të emërohet një drejtor i ri, në përputhje me procedurat ligjore”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.
Puna në Klinikë vazhdon pa pengesa, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Në rrjetin social X sot është publikuar një video ku shihet drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Igor Kuzmanovski, duke folur për konsumim droge. Në video ai përzien një substancë të bardhë pluhur në një pjatë, bën asociime me kokainë dhe bisedon me një person tjetër, i cili me gjasë edhe e ka incizuar videon.