Kandidati i AKI-së për Sarajin, Ramadani: Aplikacion online për paraqitjen e problemeve
Aplikacion online ku qytetarët do to mund të paraqesin në 24 orë çdo problem në komunën e Sarajit, premton kandidati i AKI-së për Sarajin Blerand Ramadani në intervistë për VOXAL. Shprehet se Saraji do të jetë një qendër e turizmit jo vetëm në nivel republikan por edhe rajonal, duke pasur parasysh edhe pasurit natyrore që i ka. Kandidati Ramadani thotë se ka prezantuar komunën në institucionet më të mëdha jo vetëm evropiane por edhe në ato botërore, kështu që gjithë përvojat e tij profesionale do ti vendos në shërbim të bashkëqytetarëve të Sarajit.
“Pikat kryesore për të cilën ne do të fokusohemi do të jetë, infrastrukturë moderne dhe e sigurt. Saraji të jetë një qendër e turizmit jo vetëm në nivel republikan por edhe rajonal, duke i pasur parasysh edhe pasurit natyrore të cilat i kemi. Mbi të gjitha komuna do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët pa dallim. Jemi duke krijuar një aplikacion komuna ime. Çdo kush mund të ketë qasje për të raportuar një problem, ashtu që asistenca nga komuna dhe nga shërbimet e komunës të jetë brenda 24 orëve. Detyra e parë të cilën ne ja kemi dhënë vetes, është që të krijojmë një Taskforce që brenda 100 ditëve të detektohet dhe fillohet me punimet konkrete për nevojat primare të qytetarëve”, premton kandidati i AKI-së për Sarajin Blerand Ramadani në intervistë për VOXAL.