Kalon në Qeveri Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat
Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat kaloi në Qeveri, duke përfshirë edhe rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Qeveria e miratoi Ligjin për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, duke përmbyllur një proces të rëndësishëm që ka kaluar në disa faza, dhe që është ndërtuar me kujdes, edhe pas opinioni të Komisionit të Venecias. Parimi Kushtetues i Përfaqësimit të Drejtë dhe Adekuat, ngrihet në nivel të materies ligjore dhe si i tillë, obligativ për të gjitha institucionet shtetërore”, deklaroi zëvendës krymeministri Bekim Sali.
“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Balancuesi, u bë edhe më e qartë se shteti më nuk mund të vazhdojë me zgjidhje të pjesëshme apo mekanizma të përkohshëm. Duhej ligj. Dhe sot, pas gjith atij procesi ne kemi një ligj të tillë. Ajo që sjellë ky ligj është që për herë të parë, parimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat nuk mbetet vetëm parim i përgjithshëm, por bëhet detyrim ligjor për institucionet. Pra kemi ligj”, shtoi Sali.
Ligji sipas Qeverisë, vendos mekanizma për zbatim.
Ligji parashikon formimin e trupit koordinues për ndjekjen e përfaqësimit të drejtë me vendim të Qeverisë, i cili do të monitorojë zbatimin e drejtë.
Në afat prej gjashtë muajsh do të duhet të bëhet harmonizim këtij ligji me ligjet e tjera në mënyrë që kjo çështje të reflektohet në të gjithë sistemin institucional./VOXAL/