Ka nisur rinovimi i “Evzoni”, pikës kufitare mes Greqisë dhe Maqedonisë
Projekti “Rindërtimi i pikës kufitare Evzoni–Kilkis”, i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Greqisë, parashikon rindërtimin arkitektonik dhe energjetik të objekteve dhe infrastrukturës ekzistuese, përmirësimin e rrjetit rrugor dhe përforcimin e shërbimeve të kontrollit të pasaportave, doganave, fitosanitar dhe veterinar..
Sipas vendimit të ministrit Teodoros Livanios, projekti është pjesë e “Programit për projektet e investimeve publike 2021–2025”, me vlerë 24,6 milionë euro. Qëllimi është të lehtësohet lëvizja dhe tregtia ndërkufitare, të rritet efikasiteti i kontrolleve kufitare, të reduktohet koha e pritjes për udhëtarët dhe automjetet, si dhe të forcohen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut.
Rindërtimi gjithashtu siguron përputhje me rregulloret e BE-së për shkëmbimin ndërkufitar të njerëzve dhe mallrave, përfshirë sistemin Shengen, EES, ETIAS, FRONTEKS dhe kodin doganor, si dhe rregulloret fitosanitare dhe veterinare.
Projekti filloi më 12 gusht 2025 dhe pritet të përfundojë më 31 dhjetor 2027, me vlerë totale 24.625.695,05 euro.
Sekretari i përgjithshëm i Administratës së decentralizuar të rajonit Maqedoni-Traki, Dimitris Galamatis, theksoi se ndërhyrjet në Evzoni janë thelbësore për normalizimin e lëvizjes së qytetarëve dhe për përshpejtimin e procedurave kufitare.