Ish-avokati shtetëror Fehmi Stafa synon të bëhet Avokat i Popullit
31/07/2025
Kuvendi ka publikuar listën e kandidatëve për postin e Avokatit të Popullit. Komisioni përkatës pritet të sjellë vendim për propozimin e kandidatit të ri, pas përfundimit të thirrjes publike të shtunën, ku janë paraqitur gjithsej 17 kandidatë.
Ndër aplikuesit janë zëvendës avokati aktual i popullit Ilber Rufati, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit Driton Nebiu, Doan Sulejmanovski, Muhamed Hodaj, Faton Selami dhe të tjerë.
Në mesin e tyre është edhe ish-avokati shtetëror Fehmi Stafa, i cili në vitin 2022 u shkarkua nga Qeveria.