Irani dhe fuqitë evropiane raportohet se do të diskutojnë për çështje bërthamore
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, do të zhvillojë një bisedë të përbashkët telefonike me homologët e tij nga Franca, Britania dhe Gjermania më 22 gusht për të diskutuar për bisedimet bërthamore dhe sanksionet, raportoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA.
Tre fuqitë evropiane kanë kërcënuar se do të aktivizojnë sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit, në bazë të një mekanizmi për rivendosjen automatike të sanksioneve, nëse Irani nuk kthehet në tavolinën e negociatave për programin e tij bërthamor.
Këto vende, së bashku me Shtetet e Bashkuara argumentojnë se Irani po e përdor programin e tij bërthamor që potencialisht të zhvillojë armë bërthamore.
Irani mohon se synon të ketë armë bërthamore dhe argumenton se programi i tij ka qëllime paqësore.