
Interneti bëhet pjesë e përditshmërisë, 92% e qytetarëve në Maqedoninë e Veriut janë online
Në tremujorin e parë të vitit 2025, 92.1% e popullsisë së përgjithshme në vend të moshës 15 deri në 74 vjeç përdori internetin, dhe 91.2% e familjeve kishin qasje në internet nga shtëpia, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në të njëjtin tremujor, 79.1% e popullsisë së përgjithshme të moshës 15 deri në 74 vjeç përdori internetin disa herë gjatë ditës, dhe 60.3% bëri një porosi ose blerje online në 12 muajt e fundit.
Kur përdoret TIK në familje dhe nga individë, pjesa më e madhe prej 93.2% bëhet me telefon nëpërmjet internetit/video thirrjeve (kamera web; aplikacione – Skype, Facetime, Messenger, WhatsApp, Viber, Snapchat).
Mesazhet, nga ana tjetër, u dërguan kryesisht nëpërmjet Skype, Messenger, WhatsApp, Viber.
