Interes i ulët për zgjedhjet: më pak se gjysma e qytetarëve dolën në votime
Në 43 komuna është zgjedhur kryetari i komunës dhe kështu votimi në ato komuna ka përfunduar që në raundin e parë, ndërsa në 33 komuna do të ketë raund të dytë pas dy javësh, më 2 nëntor. Në 4 komunat që nuk e patën daljen e nevojshme, pas dy muajsh do të përsëritet i gjithë procesi zgjedhor.
“Për këtë arsye përsëritet i gjithë procesi zgjedhor brenda një afati prej 60 ditësh nga dita e publikimit të rezultateve përfundimtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Këto janë: komuna e Gostivarit, me dalje prej 33,31 për qind – pra për shumë pak; komuna Mavrovë-Rostushë me dalje 30,31%; komuna Vrapçisht me dalje 25,18%; dhe komuna Qendër Zhupë me dalje prej 21,49%”, theksoi Boris Kondkarko – Kryetar i KSHZ-së.
Sipas Kodit Zgjedhor, në komunat që nuk kanë pasur dalje të mjaftueshme, në përsëritjen e procesit zgjedhor nuk është paraparë censusi, pra do të zgjidhet kryetari i komunës edhe nëse del vetëm një votues.
Dalja në raundin e parë të zgjedhjeve lokale ishte 46,63%, pra kanë votuar 854.620 persona, që është një e dhënë shqetësuese dhe historikisht më e ulëta gjatë zgjedhjeve lokale. Këtë vit, më shumë se gjysma e votuesve nuk kanë dalë për të votuar.