Importi rritet, makina e qepjes hesht
Industria e tekstilit po merr një tjetër kahje. Dikur qytetarët qepnin rroba me porosi, ndërsa sot, ato i porosisin të gatshme. Rritja e importit nga Kina dhe vendet e tjera, si dhe blerjet nga instagrami, kanë luajtur një rol të madh në këtë drejtim. Rrobaqepësi Baki për VOXAL, thotë se sot makinën e qepjes e ndezin kryesisht për korigjime.
“Tash ne miremi me këtë punë, tashmë 40 vite, më herët është qepur më shumë, ka pasur porosi, komplete, pa marrë parasysh, gjithçka është qepur. Tani gjithçka blihet e gatshme, për arsye të shitblerjeve online. Më lirë po ju duket popullit, popullsia nuk ka aq sa për të qepur, sepse qepja më shtrenjtë është, mirëpo merremi me korrigjime më shumë”- thotë rrobaqepësi, Baki.
Ai shton se qytetarëve sot, nuk u intereson aspak cilësia.
“Më shumë cilësi ka pasur, tash prej Kine, po i bijnë më lirë, por cilësia tani është më e dobët. Ne po i korrigjojmë sa kemi mundësi, por prapë, brenda nuk është cilësia sikur bëhet prej fillimit”-shtoi ai.
View this post on Instagram
Rrobaqepësi Baki, nënvizon se ky zanat po shkon drejt zhdukjes, pasi nuk ka interesim nga të rinjtë për ta mësuar atë. Ai madje ka frikë, që i përket gjeneratës së fundit që po e mban gjallë këtë zanat.
“Ta them të drejtën, kjo gjenerata ime, edhe tash për tash, zanatet janë duke përfundu, zero. Nuk ka interesim dikush të vjen ta bjen fëmiun ta mësojë një zanat”, tha Bakiu.
Më parë zanati kërkonte durim dhe mjeshtri, sot mjafton klikimi i shpejtë dhe një ‘fast delivery’. Rrobat ndoshta nuk do zgjasin, por story-t, e postimet, do jenë gjithmonë fresh.