Ibrahimi: Çdo ditë zbardh mashtrimet e BDI-së
Njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të opozitës shqiptare, duke theksuar se çdo ditë e qeverisjes së VLEN-it po zbardh të palarat dhe mashtrimet e atyre që, sipas tij, ikën me pasuri të fituara nga kazinotë dhe investimet e dyshimta, si Soravia.
Ibrahimi ka përmendur akuzat që, sipas tij, tashmë kanë rënë poshtë, duke nisur nga gjuha shqipe, balancuesi, përjashtimi i shqiptarëve nga puna dhe përfshirja e branitellëve në ligje të ndryshme, duke shtuar se të gjitha janë demantuar nga rezultatet konkrete të qeverisjes së re.
“Akuzuan për degradimin e gjuhës shqipe dhe tash nuk e përmendin më, akuzuan për balancuesin, por ligji i përfaqësimit ua mbylli gojën, akuzuan për përjashtimin e shqiptarëve nga puna, por u frikësuan nga 2500 vendet e reja të punës dhe avancimet”, shkroi Ibrahimi.
Ai ka shtuar se çdo ditë e re nxjerr në pah të vërtetën për mashtrimet e 22 viteve të kaluara, duke premtuar vazhdim të reformave dhe të kthimit të dinjitetit në institucione. “1 vit punë. 1 vit dinjitet. 1 vit ndryshim. 1 vit VLEN”,4 përfundoi Ibrahimi.