I regjistruan vetëm 3 shqiptarë në Gërçec, BDI: Antishqiptarët po e sulmojnë regjistrimin!
BDI-ja ka shprehur shqetësim të thellë “për fushatën e re të realizuar nga mbetjet e VLEN, të porositur nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM, kundër regjistrimit të popullsisë, një proces thelbësor për funksionimin demokratik dhe multietnik të shtetit”, siç thonë ata.
“Kjo strategji është trishtuese dhe e paprecedentë në historinë e pluralizmit në vend. Nuk ka ndodhur më parë që për politika kaq haptazi antishqiptare, partitë maqedonase të përdorin si “mashë” partitë shqiptare për të përgatitur terrenin për ndërhyrje institucionale”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Ky reagim vjen pasi BDI u kritikua për uljen e numrin e shqiptarëve në regjistrimin e fundit të popullsisë. Në fshatin Gërçec të Komunës së Sarajit, fshat me më shumë se 2 mijë banorë, janë regjistruar vetëm 36 banorë dhe prej tyre vetëm 3 shqiptarë.
Gjithashtu, BDI dhe LSDM shpikën kategorinë “jorezidentë” për ta ndarë diasporën shqiptare nga numri i përgjithshëm i shqiptarëve në vend. Këtë kategori e rrëzoi Gjykata Kushtetuese si jokushtetuese para disa ditësh, dhe tashmë numri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut i kalon zyrtarisht 29%.