Hiqet ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugën Mavrovë-Dibër
Që nga ora 16:05 është hequr ndalesa e qarkullimit për automjetet e rënda në rrugën Mavrovë-Dibër, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Më herët, siç njoftoi NP “Rrugët e Maqedonisë”, nga ora 14:30 ishte hequr edhe ndalimi i qarkullimit për automjetet e rënda në rrugën Gostivar-Strazhë-Kërçovë. Ndalimi ishte vendosur sot nga ora 9:40 në të dy drejtimet e rrugës për shkak të reshjeve të borës.
Ndalim për qarkullim për kamionë dhe autobusë nga ora 9:20 është vendosur për rrugën Shipkovicë-Kodër e Diellit.
Siç njofton NP “Rrugët e Maqedonisë”, reshje bore ka në Krushevë, Kodër të Diellit dhe Mavrovë, si dhe në kalimet malore Strazhë, Presekë, Bukovë dhe Gjavatë.